Lajme

Një tjetër vit pa viza – Haradinaj thotë se dita e bardhë nuk është larg

By FerizajPress

July 15, 2019

Disa vende të Bashkimit Evropian nuk janë duke u bindur se Kosova e ka përmbushur kriterin për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pavarësisht vlerësimit të Komisionit Evropian.

Sipas analistit për politika të Bashkimit Evropian, Taulant Kryeziu, Franca, Holanda e Belgjika nuk do ta ndryshojnë vlerësimin e tyre për vizat derisa institucionet e Kosovës vazhdojnë ta bëjnë të kundërtën me luftimin e korrupsionit, raporton KTV.

Ai përmend rastin e konkursit për noterët dhe marrëveshjen me një kompani amerikane për lobim jashtë vendit.

Edhe kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Blerta Deliu-Kodra, thotë se çështja e heqjes së vizave për Kosovën do të futet në agjendën e Këshillit të BE-së, vetëm kur vendet anëtare të kenë konsensus ndërmjet vete.

Por, ndryshe deklaron kryeministri Ramush Haradinaj.

Komisioni Evropian një vit më parë ka konstatuar se janë plotësuar kriteret e caktuara por deri më tani Këshilli i Ministrave nuk e ka futur as në agjendë çështjen e heqjes së vizave për kosovarët.