Editorial

Një Thes për Partitë Politike

By FerizajPress

June 11, 2016

Sot po të shikojmë skenën politike në Kosovë, ajo nuk e ka larminë që i jep mundësi procesit të demokracisë që kanë investuar shtetet e fuqishme, që nga paslufta e vitit 1999, apo thënë ndryshe një masë e konsiderueshme me mbi 60% nuk e ka në trend zhvillimin e tyre. Nuk e konsumon fare idenë; se pse këto janë të tilla, apo janë ndryshe, cila nga to është për popullin dhe cila nga to është me popullin! Gjuhën politike e kanë të njejtë, veprimet të cilësuara nga qëllimet shpeshherë na dalin të njejta dhe përfundimi zakonisht e mbërthen gjithë këtë simbiozë, me një fjalë e ajo është se “të gjitha , janë njësojë”.

Bindja e krijuar gjatë viteve se kështu është, përbën një nga problemet e mëdha tanimë së fundmi në përditshmërinë e monitoreve mediale dhe gazetarisë , të quajtur “kafsho, e gjuaj”, një sistem i ndërtuar me ose pa dëshirë nga vetë ato. Edhe fakti se populli nuk pret asgjë më nga to, deri më tani nuk është shprehur edhe pse është vërejtur, përbën një element shqetesues për barometrin e diplomacies dhe vijës kombëtare që e përbën vetë këtë realitet. Duke e kujtuar se si janë ndërtuar, se si janë rritur e plakur është një matës i knaqshëm ndoshta dhe i rëndësishëm për të kuptuar se çfarë procesi do të kemi para vetës, thjeshtë kuptojmë fuqinë e tyre për t’u bindur se sa do të jenë zgjidhjedrejta në këmbëngulsinë e tyre për të realizuar e menaxhuar të mirën e përbashkët, që për të djersiten e harxhojnë mbushje për çdo fushatë. Ju kanë shërbyer familjeve dhe shtetin e kanë ruajtur për fushatë!

Atëherë pse qytetarët duhet të jenë të lire, vetëm pesë(5) minuta , për çdo pale zgjedhje.

Atëherë pse nuk kanë krijuar dhe nënshkruar një Memorandum – Kombëtar, për të gjitha temat e ndieshme duke filluar nga bisedimet me Sërbine, e deri tek Asociacioni e Demarkacioni dhe shumë të tjera që do të pasojnë në ditët e ardhshme.

Atëherë çdo problem vetëm e kanë diskutuar, dhe kaluar disa here në heshtje e disa here duke e mbuluar me tema të ndryshme, pa arritur një përfundim qoftë edhe të gabuar, pra problemet sociale të cilat kanë kërkuar zgjidhje poltike, në pamundësi për t’i zgjidhur, kanë krijuar situate të reja. Gjithmonë kur gjendja politike ka dalur në një nivel tjetër, ato replikat e tyre i kanë ruajtur për fushata sepse reagimin me kohë nuk kanë mundur ta bëjnë , o nga kooalicionet që kanë pasur e kanë, ose nga trysnia që e ka mbajtur skenën poltike në funksion.

Sot cila është gjuha që do ta pranon veshi dhe realiteti në regjion, kërkesën e tyre e dëshmon edhe kursi që do të ndjekim bashkë me to, populli me partitë. I kujt është shteti, ta ndajmë një herë e mire këtë mission, sepse tjetër është misioni e diqka më ndryshe shpeshherë po kuptohet vizioni tyre. Deri më sot vetëm kërkim falja dhe tërheqja nga skena politike nuk ka ekzistuar edhe për shumë kohë do të vazhdojë sepse partitë kanë një “nënë” dhe kush nga to kujdeset për to , ato do të birësojnë.

Për fund vetëm një pasqyrë të shkurtër ta mendojmë : kur partitë e mëdha në koalicion janë pozita dhe një bosht tjetër quhet opozitë, atëherë populli në këtë faze nuk është as element e as factor, ndërsa disa parti të tjera janë midis Pozitës dhe Opozitës.

Problemet e pazjgidhura deri më tani, do të vënë në kauzë jo vetëm ekzistencën e tyre por edhe kursin e tyre për shumë dekada. Populli mbetet i njejtë, dhe shtohet për çdo ditë.

Kastriot Bushi

Arbëri