Një shqiptar vdes në aksident trafiku në Itali

By FerizajPress

April 28, 2016

Viktima është identifikuar si Klodi Serra, një shqiptar 38 vjeç, rezident në zonën e Castiglion.

Ai ishte duke udhëtuar me një furgon “Renault Kangoo” dhe po shkonte në Peruxhia ku edhe punonte. Për motive ende të pazbardhura ai kishte humbur kontrollin e makinës dhe ishte përplasur me mbrojtëset anash rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulanca dhe policia, ndërsa shqiptari kishte humbur jetën në aksident.

The post Një shqiptar vdes në aksident trafiku në Itali appeared first on Lajminet.