Lajme

Një shqiptar dhe dy marokenë, vodhën statujën e Jezusit (Foto)

By FerizajPress

January 01, 2017

Një shqiptar dhe dy marokenë janë ndaluar nga policia italiane pasi akuzohen se kanë vjedhur statujën e Jezusit fëmijë, e cila ndodhet në sheshin qendror në Treviglio, në provincën e Bergamos në Itali.

Sipas mediave italiane, dy nga të ndaluarit janë të mitur. Statuja e Jezusit është rivendosur sot në vendin e saj, në një kasolle në sheshin Manara, raporton Express.

Identifikimi i të rinjve u bë falë monitorimit nga policia të kamerave të sigurisë që ndodheshin në rrugë.

Veprimi i të rinjve ka ngjallur revoltën e komunitetit atje, jo vetëm për gjestin e vjedhjes, por është parë si një akt që përdhos besimin e tyre, veçanërisht në një ditë feste.

.