Ferizaj

Një shembull i mirë. Banorët e fshatit Rahovicë ndihmojnë familjet në nevojë

By FerizajPress

March 25, 2020

Me iniciativën e këshillit të fshatit Rahovicë,si dhe i mbështetur edhe nga banorët e këtij fshati, sot janë ndihmuar familjet skamnore.

Kjo kohë e vështirë përveç anës shëndetësore, është e vështirë edhe në aspektin financiar .

Me qëllim të lehtësimit të gjendjes nëpër të cilën po kalojnë populli jonë dhe duke bashkëndjerë me të gjithë skamnorët, të sëmurët dhe kategoritë tjera me vështirësi ekonomike.

“Duke shtuar kujdesin për të tjerët ne do të lehtësojmë barrën e shumë familjeve të fshatit tonë dhe do të rritim gjasat që gjithë të kenë furnizime të mjaftueshme për të qëndruar në shtëpi.Në emër të këshillit të fshatit tonë falënderojmë të gjithë kontribuuesit e këtij aksioni” thuhet në njoftimin e  Këshillit të fshatit Rahovicë të Ferizajt