Ferizaj

Një punëtor nga Ferizaj ka ndërruar jetë teksa ishte duke punuar në Gjilan

By FerizajPress

March 15, 2020

Një punëtor me inicialet Sh.G. ka ndërruar jetë teksa ishte duke punuar në Gjilan, në një ditë kur puna e bizneseve private ishte ndaluar me vendim të Qeverisë.

I ndjeri është ka komuna e Kaçanikut, por ka kohë që jeton në Ferizaj, ndërsa ka punuar në një firmë metalesh – ai sot ka vde kur në vendin e tij të punës.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënësi për media i Policisë në rajonin e Gjilanit.

“Më 14 mars 2020 rreth orës 11:50 nga Qendra emergjente në Gjilan, policia e Kosovës stacioni policor nē Gjilan është njoftuar se aty është sjellur një person shqiptar shtetas i Kosovës (1971), pa shenja jete”.

“Nga hetimet e para mësohet se për kohën sa ishte duke u kryer procesi i shkarkimit të disa strukturave të rënda metalike, me që rast vije deri tek rrëshqitja e ngarkesës dhe vi ktimës i shkaktohen lëndime si pasoj e të cilave dyshohet se ka ndërru jetë”.

“Dy të dyshar shqiptar shtetas të Kosovës personat përgjegjës të kompanisë që kryente këtë ngarkesë, janë intervistuar nga hetues policorë në prani të avokatit mbrojtës. Dyshohet se ata nuk kishin vepruar ne pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës. Prokurori Kompetent për Krime të Rënda ka urdhëruar ngritje të kallëzimit penal: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe që ata të ndalen në Qendrën e ndalimit për dyzet e tetë orë”.

Hetimet rreth këtij rasti janë duke vazhduar.