Ferizaj

Një punëtor i KEDS-it në Ferizaj pozitiv me COVID 19

By FerizajPress

April 16, 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar mbrëmë për 36 raste të reja të prekura me koronavirus në vend.

Nëntë prej tyre sipas njoftimit janë nga Komuna e Ferizaj.

Përmes një shkrimi në Facebook, ‘Sindikalistet e Distrubacionit’ kanë bërë të ditur se njëri nga të infektuarit është punëtor në KEDS.

“Kolegu në fjalë H.L, ka pasur kontakt me shumë kolegë tjerë të cilët frekuentojnë në të njëjtin objekt dhe tashmë kanë shqetësim edhe dhjetëra kolegë tjerë”, shkruhet në njoftim