Ka nisur protesta e Vetëvendosjes kundër Presidentit Hashim Thaçi, me sloganin “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”. Tashmë janë nisur mijëra qytetarë drejt shesheve kryesore. Gazeta Express dhe Televizioni 7, ju sjell pamje nga qendra e Prishtinës. Tashmë ka filluar protesta e Vetëvendosjes, e përkrahur edhe nga disa deputetë të LDK’së. Protesta kundërshton idenë e Thaçi për ndryshim kufijsh.
Express raportoi se Njësitet Policore ROSU gjenden në Ujman, pikërisht në kohën kur në Prishtinë po fillonte protesta e organizuar nga Vetëvendosje kundër Presidentit Thaçi.
Pas raportimit se ROSU-ja ka rrethuar Ujmanin, ndonëse nuk kishte asnjë shenjë destabilizuese, media të afërta me Presidentin njoftuan se Thaçi gjendet në Veri.
Nërsa protesta e VV’së, me slloganin “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, filloi në orën 14:00, ndërsa qytetarë nga e gjithë Kosova kanë ardhur në sheshet e Prishtinës. Protestën e Vetëvendosjes e përkrahin edhe deputetë të LDK’së, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu.
Gazeta Express në vazhdimësi ju njofton për zhvillimet e sotme në vend, ndërsa Televizioni 7 transmeton live emisionin special gjatë gjithë ditës. /Express