Ferizaj

Një pjesë e Mirosalës që 5 ditë pa rrymë

By FerizajPress

September 15, 2017

Ferizaj.15.09.2017. Ka 5 ditë që banorët e lagjes Bytyqi në Mirosalë të Ferizajt kanë mbetur pa energji elektrike. Defektin që e shkaktoi era e fuqishme që fryu të hënën nuk e sanoi më askush. Banorët tregojnë për vështirësitë që po i hasin nga mungesa e rrymës, duke thënë se çdo ditë kanë kërkuar nga KEDS-i që të merret me këtë problem mirëpo një që e tillë nuk po ndodhë.

“Nga e hëna nuk kemi rrymë, janë prish krejt çka kemi pas në frigorifer, 40 shtëpi pa rrymë janë, sot erdhën me rregullu, i thirrën në telefon me ja nal rrymën atje në Ferizaj ju thanë që duhet me shku atje me u nënshkru, po është problem nga e hëna pa rrymë”, tha Ajet Bytyqi.