Ferizaj

Një person nga Ferzaj vdes në QKUK – rezulton pozitiv me koronavirus

By FerizajPress

April 07, 2020

Një person me vendbanim nga Ferizaj ka ndërruar jetë mbrëmë në Qendrën Klinike Universitare – ku pas vdekjes rezultoi pozitiv me Covid-19.

Në njoftimin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, bëhet e ditur edhe për dy raste të reja të infektuara duke e çuar numrin e përgjithshëm në 168 raste, njofton Klan Kosova

Ky është njoftimi i QKUK-së:

Të tre pacientë janë pranuar dje në kuadër të Klinikës Emergjente.

F. M ( 1969), punëtor fizik nga Malisheva, i lënduar. Për shkak se vinte nga zona e prekur me Covid-19, i është bërë testi dhe ka dalë pozitiv.

I.SH ( 1955), i transferuar nga Spitali i Përgjithëm në Ferizaj, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëtji për shkak të arrestit kardiak, përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente, ai nuk ka arritur të mbijetoi. I njëjti ka rezultuar pozitiv në Covid-19 pas testimit, post mortum.

G. M (1964), nga Mitrovica, i trajtuar fillimisht në Spitalin Amerikan, transferohet në Klinikën Emergjente, probleme me diabet dhe zemër, pas rezultateve rezulton Covid-19 pozitiv. Është transferuar për trajtim të mëtejmë në Klinikën Infektive.

Stafi i Klinikës Emergjente ka qenë dhe është i pajisur me të gjitha masat mbrojtëse kundër Covid-19. Po ashtu, menjëherë është bërë dezinfektimi i hapësirave të Klinikës Emergjente, sipas rekomandimeve dhe udhëzusve të IKSHPK-së.