The first one euro coins for Latvia that were produced in Stuttgart, Germany, Wednesday, July 31, 2013, lie in a pot. Latvia is expected to replace its national currency, the lat, with the euro on Jan. 1, 2014, after it has won approval to become the 18th member of the troubled euro currency union _ despite doubts among many of its people and international concerns about its banking system. (AP Photo/dpa, Daniel Bockwoldt)

Ferizaj

Një person në Ferizaj deponon në bankë 455 euro metalike, të falsifikuara!

By FerizajPress

December 15, 2020

Një punëtore në një bankë në Ferizaj, ka raportuar se një person në emër të një firme ka deponuar 455 euro monedha metalike, të cilat kanë rezultuar se janë të falsifikuara.

Siç njofton Policia e Kosovës, monedhat janë konfiskuar nga njësitet policore, rasti është duke u hetuar.

“Ferizaj 14.12.2020-13:40. Ankuesja femër kosovare punëtore e një banke, ka raportuar se më 21 – 22.09.2020 një person mashkull në emër të një firme ka deponuar 455 € monedha metalike, të cilat kanë rezultuar se janë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar nga njësitet policore, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.