Ferizaj

Një person ka humbur jetën dhe një i lënduar rëndë në aksident trafiku në Komogllavë

By FerizajPress

November 12, 2016

Një person ka humbur jetën, një i lënduar për jetën. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:20, në afërsi të Komogllavës , në rrugën Viti- Gërlicë.

Selman Selmani rreth 45 vjeq nga Sadovina ka humbur jetën në vend kurse djali i tij rreth 20 vjeqar, ka mbetur i lënduar rëndë dhe është dërguar në QKUK. Burimet tona bëjnë me dije se ai është i lënduar rëndë por jashtë rrezikut për jetë, transmeton RTV “Iliria”.

Rastin e kanë konfirmuar burime tona brenda policisë së Kosovës.