Një person është lënduar gjatë përleshjes që ka ndodhur gjatë procesit zgjedhor në nëndegën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në fshatin Koshare të Ferizajt.
Rastin e ka konfirmuar , Major Mehmetali Hajdini i cili tha se një person ka lënduar syrin dhe ka shkuar për tretman në Prishtinë.
“Në fshatin Koshare të Ferizajit, në tubimin zgjedhor të LDK-së ka pasur një përleshje fizike ku janë të përfshirë disa persona. Për momentin janë arrestuar vetëm 4, dhe një person tjetër ka shkuar për tretman të mëtutjeshëm në Prishtinë. Si duket e ka të lënduar syrin.Dyshohet se ka të përfshirë edhe persona të tjerë, por jemi në fazën e hetimeve”, njofton policia.