Ferizaj

Një person gjendet pa shenja jete në Ferizaj, dyshohet se kreu vetëvrasje

By FerizajPress

October 18, 2023

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të martën rreth orës 20:30 në fshatin Pojatë, Ferizaj.

Tutje bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është cilësuar si vetëvrasje.

“Është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Ndryshe, me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës dërgohet në IML për obduksion.