Gjyqtarja e procedurës paraprake Alltëne Murseli ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj zyrtarit të Qeverisë së Kosovës, Zahir Bajrami.
Lajmin për caktimin e paraburgimit për KALLXO.com e konfirmoi zyrtarja për informim e Gjykatës Themelorë të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
Masa e paraburgimit i është caktuar edhe djalit të të arrestuarit A.B.
Bajrami u arrestua nga Policia e Kosovës ditën e enjte nën dyshimin se ka kryer veprën penale të mashtrimit.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës të dyshuarit i kanë marrë viktimës një shumë të konsiderueshme të parave me qëllim që t’i heqin një dënim të shqiptuar nga një gjykatë.