Ferizaj

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës që therri burrin në fyt

By FerizajPress

February 09, 2022

Ferizaj, 9 shkurt 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e ProkurorisëThemelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit në Institucionit e KujdesitShëndetësor kundër të pandehurës Q.B. shtetase e Republikës së Kosovës, për shkak tëdyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurësparaprake , ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuarmirë, se e pandehura më 7 shkurt 2022, në shtëpinë e tyre të përbashkët, me dashje ka tentuarqë ta privoj nga jeta tani të dëmtuarin – bashkëshortin e saj, në atë mënyrë që të njëjtin esulmon me një mjetë të përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor – thikë, dukee goditur një herë në pjesën e qafës, ku për pasojë të dëmtuarit i shkaktohen lëndime të rëndatrupore, për shkak të cilave detyrohet të kërkoj ndihmën mjekësore fillimisht në QendrënEmergjente në Ferizaj, e më pas edhe në QKUK në Prishtinë.Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës sëparaburgimit kundër të pandehurës e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave tëKPPRK-së, dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj e cila masë do të mbahet në Institucionit e Kujdesit Shëndetësor – Institutin e PsikiatrisëForenzike në Prishtinë.Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.