Ferizaj

Një muaj paraburgim ndaj dhjetë të dyshuar për veprat penale kundër detyrës zyrtare

By FerizajPress

December 23, 2021

Ferizaj 23 dhjetor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve si vijon:B.N. i dyshuar për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 tëKPRK-së; keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 tëKPRK-së; ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penalembajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga nen 366paragrafi 1 të KPRK-së.D.R. D.M. dhe H.B. të dyshuar për shkak të veprës penale të kryer në bashkëkryerjekeqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me neni31 të KPRK-së dhe veprën penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 lidhur meneni 31 të KPRK-së.D.R. i dyshuar për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni422 paragrafi 1 të KPRK-së; marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 të KPRK-së dheveprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nganeni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

S.M. për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422paragrafi 1 të KPRK-së; marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 të KPRK-së; ushtrimii ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.R.B. për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 të KPRK-sëdhe veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi1 të KPRK-së.R.H. për shkak të veprës penale dhënia e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 3 të KPRK-së;ushtrimi i ndikimit nga nen 431 paragrafi 2 të KPRK-së dhe shmangia nga tatimi nganeni 307 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.B.I. dyshohet për veprën penale dhënia e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 3 të KPRK-së;ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së dhe veprën penale shmangianga tatimi nga nen 307 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.S.S. për shkak të veprës penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së vepravepenale nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nën paragrafi 2.7 të KPRK-së.J.K. për shkak të veprës penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së vepravepenale nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me paragrafi 2 nën paragrafi 2.7 të KPRK-së.Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryerveprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dheprovat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër dhjetë (10) të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë eparaburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform nenit 187paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 e Kodit të ProcedurësPenale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanëkryer veprat penale të përshkruara më lartë

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynëekzekutimin e tij.