Ferizaj

Një mërgimtari i vidhet kuleta me para dhe dokumenta në tregun e veturave

By FerizajPress

August 12, 2018

Ferizaj.12.08.2018. Sot, rreth orës 11:00 në tregun e veturave në Ferizaj, një mërgimtari i është vjedhur kuleta me para dhe dokumenta. Viktima thotë se rreth orës 11:00, në tregun e veturave i kanë vjedhur kuletën me dokumente,kartelen e bankës, dhe një shumë të parave prej 1000 dollarësh dhe 250 euro. “Sot, rreth orës 11:00 në tregun e veturave më është vjedhur kuletae ku më te kisha të gjitha dokumentet, kartelen e bankës së Amerikës, 1000 dollar dhe 250 euro” ka thënë për Ferizajpress, Selim Krasniqi, i cili jeton në Akerikë e që këto ditë po qëndron për pushime në Ferizaj. Krasniqi ka lutur të gjithë ata që rastësisht kanë ndonjë informatë apo gjejnë dokumentat e tij të njoftojnë atë ose policinë e Ferizajt