Lajme

Një mbret nuk e zgjat dorën kurrë (Foto)

By FerizajPress

April 06, 2016

Në Europë pushtetin e kanë Parlamentet dhe në krye të shtetit disa vende kanë zgjedhur të ruajnë akoma traditën e vjetër, atë të monarkisë ku familja mbretërore nuk përfaqëson më pushtetin absolut, por është më shumë simbolike.

E nga këto familje mbretërore, ka nga ato që ruajnë me fanatizëm disa tradita të hershme, mes të cilave edhe ajo që një mbret nuk të zgjat dorën.

Një e tillë u ruajt edhe nga Mbreti norvegjez, Harald V. Ai ndodhet në Itali për një vizitë zyrtare. Gjatë pritjes, Matteo Renzi u mundua të tregohej sa më miqësor me mikun mbretëror dhe pas parakalimit tradicional i zgjati dorën, por përballë nuk gjeti të njëjtën gatishmëri.

Mbreti ‘refuzoi’ t’i zgjasë dorën të zotit të shtëpisë, por kjo nuk e pengoi kryeministrin italian që të vazhdojë me protokollin duke e ftuar monarkun në drejtimin të ambienteve ku do të zhvillohej takimi.