Lajme

Një lajm i mirë për shqiptarët edhe kësaj radhe nga KOSOVA: Sigurohet strehimi për të gjithë!

By FerizajPress

November 27, 2019

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me komunën e Prizrenit, Ambasadën Gjermane në Kosovë dhe GIZ në Kosovë, kanë vendosur të hapin Parkun Inovativ në Prizren (ish kampi ushtarak Gjerman) për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri në detyrë Behgjet Pacolli.

Sipas tij, ky park ofron të gjitha kushtet dhe ka mbi 800 shtretër, menzë, spital, fusha sportive dhe çdo gjë për t’ju bërë të ndiheni komod gjatë kësaj kohe krize.