Ferizaj

Një lajm i mirë për nxënëset e profileve të Bujqësisë dhe tē Teknologjisë Ushqimore. Ndahen bursa për nxënëse të klasave të X-ta

By FerizajPress

October 24, 2020

Në një takim  të pesë drejtorëve të shkollave të Agrobiznesit  me  Zyrtarin e Lartë për shkolla profesionale z. Agim Krasniqin,   ka njoftuar se, me qëllim të stimulimit të vajzave për t’u regjistruar në këto profile, MASH-i ka marrë vendim që tē fillohet nga ky vit dhēnia e bursave për nxënëse të cilat u drejtohen shkollave profesionale. 

Në këtë takim, z. Agim Krasniqi ka njoftuar Drejtorët e shkollave  se Ministri Ramë Likaj ka marrë vendim  që një shumë prej 20 mijë euro këtë vit të  ndahet për nxënëse.

“Këto bursa kanë për qëllim   rritjen e interesimit të vajzave për  orjentim në këto profile dhe do të jetë ndihmë për lehtësimin e shkollimit të tyre” ka thënë Krasniqi.

Këto bursa  do të kenë vlerën prej 50 euro në muaj dhe do tu ndahen nxënëseve për tre vite të shkollimit.

“Për këtë vit  është ndarë vetëm kjo shumë por pritet që  viteve të ardhshme  të rritet  numri i përfitueseve të kësaj burse  dhe të kenë mundësi që sa më shumë vajza të ndihmohen në shkollimin e tyre”  ka thënë z. Agim Krasniqi.

Behët e ditur se  për bursa mund të konkurrojnë nxënëset e klasave të X-ta ndërsa si kriter do të jetë suksesi  i shkollës fillore nga klasa e VI deri në klasën e IX-të.