Lajme

Një lagje në Prishtinë, një në Fushë Kosovë e Obiliqi do të mbesin pa uji për katër orë

By FerizajPress

November 25, 2016

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e Obiliqit, gjysmës së Fushë Kosovës dhe gjysmës së lagjes Arbëria në Prishtinë, se nesër duke filluar nga ora 8:00 – 12:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm, sipas Ujësjellësit janë punimet teknike në kuadër të fazës së tretë të investimeve, kyqja e gypave në rezervuarin në Arbëri.

“Kërkojmë mirëkuptimin nga konsumatorët e zonave të sipër përmendura”, thuhet në njoftimin e KUR Prishtina. /Lajmi.net

.