Ferizaj

Një këmbësor goditet për vdekje nga vetura në Ferizaj

By FerizajPress

November 01, 2022

Policia e Ferizajt raporton se një person ka vdekur në Ferizaj si pasojë e një aksidenti.

Viktima u godit nga një veturë që dyshohet se nga pakujdesia ka goditë këmbësorin.

Raporti i plotë i Policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Ferizaj 01.11.2022 – 00:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se me veturë nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë. Rasti në procedurë hetimore.