Këtyre ditëve na ka ra shpesh të dëgjojmë për kontributin solidar të kosovarëve për të prekurit nga termeti në Shqipëri. I tillë është edhe rasti i familjes Hyseni nga Bibajt e Ferizajt.Kjo familje së bashku me kryesitë e fshatrave Bibaj dhe Fshati i Vjetër, të udhëhequr nga afaristja dhe asambleistja në Kuvendin komunal të Ferizajt, Bahrije Hyseni, jo vetëm që kishin grumbulluar ndihma humanitare për zonat e rrezikuara,por ishin përfshirë në një aksion të dhurimit të gjakut Gjatë një bisede që bëmë me këtë zonjë ajo thotë se kjo buron nga vullneti për të ndihmuar.Falenderon familjen, burrin, fëmijët por edhe farefisin e saj. “Si popull në gjen e kemi humanitetin.Kemi kontribuar me ndihma por edhe jemi organizuar për të dhuruar gjak.E kemi ditë se spitalet kanë nevojë pë këtë produkt jetik pë të plagosurit nga termeti”, shpjegon Bahrija. Kjo familje është e njohur për kontributin humanitarë.Kjo u dëshmua edhe kësaj here.Bahrija falenderon edhe subjektin e saj politik,LDK-në,sidomos forumin e gruas dhe atë rinor të këtij subjekti për përkrahje.U ndamë me këtë humaniste me brengën e saj për bashkëkombasit tanë në Shqipëri që po kalojnë këtyre ditëvr nëpër një kalvarë të vuajtjeve. “Si popull do e kalojmë edhe këtën përballje me natyrën ngase termetet lëkundin male por jo edhe zemrat tona” thotë Bahrija në fund të kësaj bisede.