Ferizaj

Një i vdekur nga orteku në Brezovicë

By FerizajPress

January 19, 2017

Një person ka humbur jetën në Brezovicë, pasi ai është goditur nga një ortek bore.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, derisa 24 vjeçari nga Ferizaj, ka qenë duke skijuar jashtë shtigjeve të skijimit, konkretisht në një shteg që është i pjerrët dhe i rrezikshëm i njohur si “Shtegu i Shqiponjave”.

Policia në Ferizaj ka konfirmuar për KTV-në se ngjarja ka ndodhur rreth 14:00. Zëdhënësi, Agim Gashi, ka thënë se vdekjen e të riut e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.

Në momentin e ortekut, afër viktimës kanë qenë edhe persona të tjerë, mirëpo që kanë shpëtuar. Trupi i viktimës pa shenja jete është nxjerrë nga bora nga shokët e viktimës.

Ky është viktima e parë që humb jetën në Brezovicë në rrethana të tilla, që nga viti 1981. Atë botë, një ortek i kishte zënë disa njerëz që qëndronin në një parking të Brezovicës.