Ferizaj

Një i vdekur dhe pesë të lënduar në një aksident në rrugën Kaçanik-Ferizaj

By FerizajPress

November 17, 2023

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Kaçanik-Ferizaj.

Këtë e ka bërë të ditur Qazim Reka zëdhënës i Policisë Rajonale në Ferizaj, ku tregoi se në aksident janë përfshirë tre vetura.

“Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar gjashtë persona njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë”, tha Reka,