Një person (i mitur) është arrestuar pasi që përmes rrjetit social ka shantazhuar me publikimin e video incizimeve një femër.Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00, në Ferizaj.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që përmes rrjetit social ka shantazhuar me publikimin e video incizimeve viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.