Ferizaj

Një grup të rinjësh ferizajas nga komuniteti ashkanli vizituan Komunën e Ferizajt

By FerizajPress

November 05, 2020

Nënkryetarët e Komunës së Ferizajt, Arton Gavazi dhe ai për komunitete, Florim Bajrami pritën sot një grup të rinjësh të komunitetin ashkanli. Arsye e vizitës së këtij grupi, ishte që të njihen më detajisht mbi punën e funksionimin e Komunës së Ferizajt si dhe të përçohet mesazhi mbi arsimin e vazhdueshëm, mosbraktisjen e mësimit dhe trajtimit të barabartë.

Nënkryetari Gavazi falënderoi për vizitën grupin e të rinjve, me ç’rast edhe i njoftoi detajisht me funksionimin e brendshëm të Komunës.