Ferizaj

Një fotografi sa mijëra fjalë

By FerizajPress

September 30, 2019

Kanë qenë kinezët ata që kanë thënë një “fotografi flet më shumë se një mijë fjalë”.

Sigurisht se çdo histori fotografie ka kaq fjalë, por fotografitë e realizuara në kohën e luftës kanë fjalë më shumë se kaq. Një prej tyre është edhe kjo fotografi e realizuar më 11 shkurt 1999, në varrimin e 45 civilëve të vrarë në Reçak nga policia dhe ushtria serbe.

Në fotografi duken qytetarët shqiptarë që kanë ardhur në varrimin e civilëve shqiptarë të masakruar dhe një prej ushtarëve të Njësisë Speciale të UÇK-së, Gazmend Bytyçi, sot kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili me kallashnikov në duar ruan popullatën shqiptare nga policia serbe, e cila, po ashtu, rrinte aty gjatë varrosjes së civilëve shqiptarë të cilët i kishte masakruar disa ditë më parë.