Lajme

Një fëmijë i vdekur dhe 15 persona të lënduar pas shpërthimit në Turqi

By FerizajPress

February 17, 2017

Shpërthimi kishte për shënjestër një ndërtesë ku po qëndronin gjykatës dhe prokurorë në qytetin Viransehir në afërsi të kufirit me Sirinë.

Është bërë e ditur që një fëmijë trevjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e këtij sulmi.

Në maj të vitit të kaluar në këtë qytet, me shumicë kurde dhe arabe, policia kishte vrarë katër zyrtarë, anëtarë të Partisë së Punëtoreve Kurd.

Ndërsa gazeta pro qeveritare Yeni Safak kishte thënë që ata po planifikonin një sulm në një ndërtesë qeveritare.