FOTO ILUSTRIM

Ferizaj

Një fëmije bie nga kati i tretë i shtëpisë në Kaçanik

By FerizajPress

August 05, 2018

Një rast i rëndë ka ndodhur në Kaçanik. Policia është njoftuar se një fëmijë, i gjinisë femërore, në rrethana të panjohura ka rënë nga kati i tretë i një shtëpie të pabanuar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.