Ferizaj

…NJË EMËR MES TË TJERËVE

By FerizajPress

July 26, 2020

DR. DONIKË DEMELEZI

Është kjo doktoresha, nga më të rejat në moshë, por entuziaste dhe besimplote se betejën me COVID-19 do ta bëj guximshëm për ta mbrojtur çdo jetë të qytetarëve ferizajas. Ajo tash e tre javë ka shërbyer në tendën “COVID”, duke bërë kontrollin, regjistrimin për testim, ordinimin e terapisë, udhëzimet për hospitalizim, monitorimin e gjendjes së qindra pacientëve ferizajas të infektuar me COVID-19.

Pa frikë nga rreziku i drejtpërdrejt, në krye të detyrës dhe e gatshme të përballoj çdo sfidë që po shkakton virusi, shembulli i Dr. Donikës meriton duartrokitjen e mirënjohjen e të gjithë neve.