Ferizaj, 16 mars .Nxënësi e Gjimnazit Shkencor”Kuvendi i Arbërit” janë përfshirë të enjten në një aksion humanitarë bamirësie.Në hollin e objektit kanë ekspozuar produkte ushqimore të përgatitura në shtëpi.
Me mjetet nga shitja e këtyre produkteve po donë t’i ndihmojnë veteranit të UÇK-së, Xhon Harrison , i cili aktualisht vuan nga një sëmundje e rëndë.Kryetari I Këshillit të Nxënësve, Bajrush Rrahmani, e ka vlerësuar kontributin e nxënësve, duke thënë se i ka përmbushur pritshmëritë. “Aktiviteti i ka përmbushur pritshmëritë. Jemi bërë bashkë në këtë rast me një qëllim fisnik.Ish-ushtari i UÇK-së, Xhon Harrison, ka dhënë kontribut e tij për kauzën tonë.Ky aktivitet e ka simbolikën e vetë” është shprehur Rrahamani. Kontributin e nxënësve ka vlerësuar edhe drejtori i shkollës, Enver Azemi, i cili me këtë rast ka vë në dukje solidaritetin i cili në këtë asnjëherë nuk ka munguar.Ai ka thënë se kontributi i nxënësve në këto raste edhe duhet të vlerësohet. Ndryshe, aktiviteti i nxënësve ka vazhduar edhe gjatë ndërrimit të pasditës me qëllim që misioni të përmbushet ashtu siç është paraparë.Ish -ushtarit të UÇK-së, Xhon Harrison i nevoitet përkrahje materiale me qëllim të përballimit të shpenzimeve për trajtimin e sëmundjes.Ky aksion po mendohet se do të përkrahjet edhe nga shkollat tjera por edhe institucionet.