Një 9-vjeçar shqiptar kampion për matematikë në Kanada

By FerizajPress

July 10, 2016

Një 9-vjeçar shqiptar nga Montreali i Kanadasë, ka dalë kampion provincial në Quebec, Kanada në konkursin e matematikës THALES për vitin 2016.

Kevin Bajraktari, djali i doktor Andi Bajraktari nga Shkodra përfundoi ndër 15 të parët nga më shumë se 6000 pjesëmarrës në konkursin kombëtar të Kanadasë për vitin 2016.

Ky konkurs, i cili është projektuar për fëmijët e klasave të 3-ta, është organizuar nga Qendra e Konkurseve të Matematikës në Amerikën e Veriut e cila përgatit disa nga garat e nivelit me të lartë të matematikës në Amerikën e Veriut.

Që nga viti 1990, më shumë se 1 milion studentë në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë pjesë në këto konkurse.

.