Ferizaj

Një 42 vjeçar gjendet pa shenja jete në Ferizaj

By FerizajPress

January 18, 2020

Një 42 vjeçar është gjetur pa jetë nga i vëllai në shtëpinë e tij në fshatin Sojeve të Ferizajt. Dyshohet se 42 vjeçari me inicialet A.R ka bërë v etëvrasje në mëngjesin e ditës së sotme.

I gjithë rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se rreth orës 3 të mëngjesit është raportuar një rast i vetë v rasjes.

Ai ka thënë se familjarët e kanë gjetur trupin e vik timës, ndërsa vdekja e tij është konfirmuar nga ekipet mjekësore. “Rreth orës 3:00 të mëngjesit në fshatin Sojevë të Ferizajt, një person rreth moshës 42-vjeçare është gjetur i vd ekur në shtëpi nga vëllai i tij dhe është lajmëruar rasti në Policinë e Kosovës. Ekipet mjekësore kanë konfirmuar vde kjen e tij dhe trupi i të ndjerit ka shkuar për obduksion. Rasti është duke u hetuar si hetim i vde kjes”, ka deklaruar Gashi