Një 30-vjeçar në Vlorë, humb jetën pranë stadiumit

By FerizajPress

April 07, 2016

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, ngjarja ka ndodhur pak pas ndeshjes së Kupës së Shqipërisë, Flamurtari-Kukësi.

Sipas burimeve, personi ka qenë duke dalë nga stadiumi dhe ka rënë nga shkallët duke përplasur kokën. Ai është shoqëruar në spital, ku dhe ka humbur jetën.

Nga veprimet e para hetimore identiteti i tij rezulton te jetë Mikel Selmanaj, 30 vjeç nga Orikumi, i cili dyshohet në momentin e ngjarjes ka qenë në gjendje të dehur.

The post Një 30-vjeçar në Vlorë, humb jetën pranë stadiumit appeared first on Lajminet.