Lajme

Nitaj jep lajmin e mirë: Hiqet masa ndëshkuese që automjeti i blerë të regjistrohet nga e para

By FerizajPress

September 24, 2018

24 shtator 13:23 “Në Grupin Punues për Ligjin e Automjeteve, kalon iniciativa për plotësim-ndryshimin e Ligjit dhe hiqen masat ndëshkuese ndaj qytetarëve që sipas ligjit aktual, automjetin e blerë duhet ta regjistrojnë nga e para!”, ka shkruar deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se shumë shpejt, ata me bartjen e pronësisë e bartin edhe regjistrimin pa pasur nevojë të paguajnë taksa shtesë. “Deputetët në shërbim të qytetarit, ky është misioni i tyre!”, ka shkruar Nitaj.