Lajme

Nitaj i reagon Kelmendit: “Biznesmeni i Qeverisë”, po na tregon se si po u matka territori

By FerizajPress

December 22, 2016

“Pas matrapazit të Akademisë së Shkencave, në sipërfaqe paska dalë edhe “ustai i tregtisë” tash si eskpert i matjeve me, siç thotë teknologji moderne”, thuhet në reagimin e Nitajt.

Ky është reagimi i plotë:

Marifeti i matjes së territorit-përgjigje Ramiz Kelmendit

Ramiz Kelmendi, intermediatori i famshëm, që e kishte ofruar vilën e tij diku në Rugovë, për bisedime ndërmjet Hashim Thaçit dhe Opozitës, për demarkacionin, më në fund e paska nxjerrë kokën!

Tregtari i famshëm nga Rugova, që dikur thoshte se “do të votoj kundër demarkacionit”, paska ndërruar mendje!

Si gjithmonë, duke e shtyrë agjendën e partnerëve të tij të interesit, por kësaj radhe duke ia kthyer argatin Isa Mustafës, i cili dikur e kishte refuzuar të ishte pjesë e strukturave të LDK-së, e më pas e bëri zvkryeministër.

Pas matrapazit të Akademisë së Shkencave, në sipërfaqe paska dalë edhe “ustai i tregtisë” tash si eskpert i matjeve me, siç thotë teknologji moderne!

Ramiz Kelmendi dhe shefat ose partnerët e tij, kujtojnë se kufijtë e Kosovës, janë të një vlere me “mallrat e skaduara që tregtohen nga Serbia apo Mali i Zi” dhe harrojnë se kufiri nuk caktohet sipas tekave e interesave, as të Isa Mustafës e as të Hashim Thaçit, dhe edhe më pak të ministrave të tregtuar të tyre.

“Biznesmeni i Qeverisë”, duhet të na tregojë se si po u matka territori pa u caktuar kufijtë,  as me Malin e Zi e as me Serbinë!

Se ku janë kufijtë me Malin e Zi, atij dhe të tjerëve si ai, ua kanë treguar qytetarët e Kosovës dhe të Rugovës.

Ramiz Kelmendi është mirë ta shtyjë biznesin e tregtinë, kryesisht me  Serbinë edhe ndonjë ditë, sepse edhe ajo do të soset shpejt, e të mos na japë ide për matje territoresh, sepse deri me sot asnjë shtet në historinë e caktimit të kufijve, nuk e ka aplikuar një model të tillë.

Ku e gjetën këtë marifet se!!!

 

 

.