Gjatë ditës së dielë, Grupi Nismetarë për themelimin e degës së Lobit në Belgjikë, është takuar me anëtarin e kryesisë së ngushtë të Lobit Euro Atlantik Shqiptarë z.Shukri Imeri dhe anëtarin e kryesisë së degës së Lobit për Gjermani Sami Fejza.
Në takim është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në Lob, dhe shtrirjen e Lobit në mbarë Mërgatën Shqiptare .
Gjithashtu në takim lobistët nga Belgjika shprehën gadishmërinë për të themeluar degën për Belgjikë, duke e caktuar dhe datën e themelimit.
Met Belaj, nismetarë i degës së Lobit për Belgjikë, është shprehur mjaftë i kënaqur me ecurinë e takimit, dhe mbështetjen që ka pasur nga kryesusesit e Lobit.
Lobi Euroatlantk Shqiptar, është duke punuar që të zgjeroj themelimin e degëve në gjithë evropën e më gjerë, andaj fton gjithë mërgatën shqiptare që t’i bashkohet Lobit. Vetëm të bashkuar mund të kontribuojmë në ruajtjen e traditës, kulturës e gjuhës, e vlerat kombëtare.
Regjistrohuni në webfaqe, bëhu pjesë e Frymës Kombëtare. lobishqiptar zyrtare
Për çdo këshillë apo sugjerim, na shkruani: info@lobishqiptar.com