Ferizaj

NISMËS Socialdemokrate i bashkohen dy figura kyçe të Vetëvendosjes

By FerizajPress

February 13, 2018

Ferizaj.13.02.2018. Programi i NISMËS Socialdemokrate po mirëpritet në çdo cep të Kosovës. Sot, NISMËS ju bashkuan edhe dy anëtarë të rinj. Bëhet fjalë për Sekretarin e degës së VV-së në Ferizaj, Dr. Fazli Shabani dhe Sekretari për media i VV-së në Ferizaj, Naim Berisha. Shabani dhe Berisha nga sot gjithë angazhimin e tyre politik do ta zhvillojnë në NISMËN Socialdemokrate të cilët u shprehen të kënaqur që po i bashkohen subjektit politik NISMA. Kryetari i degës së NISMËS në Ferizaj, Besnik Berisha, i’u uroj mirëseardhje dy anëtarëve të rinj dhe i falënderoi ata për rreshtimin e tyre në NISMA. Në prezantimin e dy anëtarëve të rinj ishin edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore të NISMA’s, Haxhi Shala dhe Çerkin Dukolli, të cilët uruan Shabanin dhe Berishën për rreshtimin e tyre në NISMËN Socialdemokrate.