Lajme

Nismës i bashkohen mbi 70 anëtarë të rinjë

By FerizajPress

April 24, 2016

Nisma për Kosovën ka mbajtur takim me strukturat udhëheqëse në qytetin e Rahovecit për nder të dyvjetorit të themelimit të kësaj partie.

Gjatë këtij takimi mbi 70 qytetarë të Rahovecit u anëtarësuan në degën e Nismës për Kosovën në Rahovec.

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se Nisma për Kosovën është në Rahovec për të kërkuar ndryshimin për qytetarin rahovecian, për njeriun tonë kudo që jeton në vendin tonë.

Ai gjithashtu ka thënë se është koha që djemtë dhe vajzat e Rahovecit të bashkohen me alternativën e Nismës për ta ndryshuar gjendjen në vend, transmeton Klan Kosova.

“Bujqit e Rahovecit nuk e meritojnë të mashtrohen, nuk kanë nevojë për lëmoshë, por meritojnë mbështetje reale, të vazhdueshme, ashtu siç punojnë çdo ditë pa u ndalur, për të mirën Rahovecit dhe gjithë Kosovës”.