Lajme

Nisma s’e përjashton koalicionin me asnjë parti që ka qëllim rrëzimin e Qeverisë, as me AKR-në!

By FerizajPress

November 05, 2016

Bilall Sherifi nga ky subjekt politik tha për lajmi.net se nuk ka diçka konkrete në këtë aspekt, por sqaron se gjithçka është në kuadër të vullnetit dhe gatishmërisë të të gjithë atyre që janë kundër qeverisë aktuale për të gjetur  rrugë dhe mundësi bashkëpunimi.

“Nuk ka asgjë konkrete. Këto janë çështje të cilat ende janë në fazën e ta quaj ashtu gatishmërisë të palëve për të biseduar por jo diçka konkrete, është vetëm në nivel të vullneteve për të biseduar”, bëri të ditur sekretari i Nismës, Bilall Sherifi.

Ndërsa sa i përket mundësisë që Nisma – AKR dhe AAK të shkojnë në një listë të përbashkët zgjedhore qoftë në zgjedhjet e ardhshme apo në ato të parakohshme nëse ato mbahen, Sherifi tha se këtë nuk mund ta di, pasi nuk mund të flet në emër të Nismës.

“Nisma për këtë e ka Kryesinë e ka Këshillin Kombëtar ka Kuvend dhe nuk mund të them diçka të tillë sot në emër të Nismës”, tha ndër tjerash ai për lajmi.net.

Ndryshe sot gjatë ditës u raportua se partnerja e NISMA-s, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka filluar bisedime për të përfshirë në koalicion edhe partinë e Behgjet Pacollit. /Lajmi.net/

.