Lajme

NISMA: Qeveria e painteresuar për çlirimtarët e vendit

By FerizajPress

January 04, 2017

 

“Në vend që të kushtëzojnë Serbinë për t’i ndalur këto veprime dhe për të bërë tërheqjen e këtyre urdhërarresteve të Serbisë për ish-luftëtarët e UÇK’së, ata as që e kanë ngritur ndonjëherë këtë çështje në bisedime me palën serbe.

Fatkeqësisht kjo është gjëndja në këtë vend, ku drejtuesit e kanë hallin e vet e jo mbrojten e qytetarëve dhe interesat e shtetit.

Sot z. Haradinaj sërish po ballafaqohet me maltretime procedurale, e neve nuk na mbetet tjetër veç se të kërkojmë nga autoritetet franceze të bëjnë atë që ka qenë dashur ta bëjnë ata që për disa vite përqafohen e bisedojnë me pasuesit e Millosheviqit.

U bëjmë thirrje autoriteteve franceze që t’i mundësojnë kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj, që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar, e po ashtu kërkojmë nga autoritet e BE’së dhe të shteteve europiane që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhërarresteve të paligjshme të lëshuar nga Serbia”, thuhet në reagimin e NISMAS.

.