Thirrjes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosoëvs për protestë gjithëpopullore për 14 maj, i është përgjigjur pozitivisht partia tjetër opozitare, Nisma për Kosovën. Lajmin për Gazetën Blic e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Bilall Sherifi. Sipas tij, kjo parti do ta mbështet secilën nismë që synim ka kundërshtimin e kësaj qeverie. “Nisma do të jetë pjesë e të gjitha aktiviteteve opozitare në kundërshtim të kësaj qeverie deri në dorëheqjen e saj dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”, i ka thënë Sherifi Gazetës Blic. Ndërkaq, ende nuk dihet nëse në këtë protestë do të marrë pjesë edhe partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje. AAK sot doli me këtë vendim, pas dështimit të protestës së opozitës së bashkuar të 26 marsit, e cila ishte shtyrë me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje./ Gazeta Blic