Në hapësirën e ish tregut të kafshëve kanë filluar punimet për rregullimin e Qendrës së Trajtimit të Përkohshëm të qenve endacak dhe Tregut të Kafshëve.
Këtë e ka bërë të ditur I pari I Ferizajt, Agim Aliu, në faqen e tijë zyrtare
“Nisi puna për rregullimin e Qendrës së Trajtimit të Përkohshëm të qenve endacak dhe Tregut të Kafshëve, projekte këto që hapin një investim të ri në këtë fushë të rëndësishme, për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të qytetarërve nga rreziku i qenve endacak si dhe të mundësohet tregtimi i kafshëve në tregun e rregulluar sipas standardeve më të lartë të kësaj fushe” ka shkruar Aliu.