Ferizaj

Nisi në Softaj, ndërtimi i objektit modern të Qendrës së Mjekësisë Familjare

By FerizajPress

March 18, 2021

Një projekt i ri, tejet i rëndësishëm për komunitetin, ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Softaj, nisi sot, me gurthemelin që vumë bashkë me Shkëlqësinë e Tij, Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al-Marri, ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e organizatës “Qatar Charity” për Kosovën, Mahmoud Abbas Shaker dhe drejtuesit e mantelbardhët e QKMF-së.

Me hapësirë prej 200 metrash katrorë, barnatoren, laboratorin, dhoma të shumta pune, ky bashkëfinancim i Komunës dhe “Qatar Charity” përmbush shërbimin shëndetësor jo vetëm për banorët e Softajt, por edhe fshatrave përreth.

Urime banorëve, nisjen e punimeve për këtë objekt!