Nishani diskuton me ekspertë e akademikë për reformën në drejtësi

By FerizajPress

August 08, 2016

Takimi ka karakter konsultativ, dhe do të diskutohet se si të ndiqet rruga për të zbatuar paketën e reformës në drejtësi.

Lidhur me miratimin  e ligjit për Vetingun, i cili pritet të miratohet nga parlamenti pas ndryshimeve kushtetuese miratuar me konsensus me 22 korrik, Nishani ka thirrur gjithashtu në një takim që do të zhvillohet nesër edhe krerët e grupeve parlamentare.

Nishani tre ditë më parë tha se ka një ngërç për zbatimin e reformës dhe për këtë arsye duhet të mblidhet tryeza e konstitucionalistëve, raporton ATA.

.