Ferizaj

Nisen për në protesta dy autobusë nga Ferizaj (Foto)

By FerizajPress

September 01, 2016

Pak para orës 10:00 nga Ferizaj janë nisur  për në Prishtinë  anëtarë dhe simpatizant të  Lëvizjes Vetëvendosje për të marrë pjesë në protestat  kundër  ratifikimit të marreveshjes së demarkacionit  të kufirit Kosovë-Mali i Zi.

Edhe nënkryetari i LVV qendra në Ferizaj,Valon Ramadani tha se  janë duke shkuar në protesta për të penguar ratifikimin e marrëveshjes për demarakacionin e cila është e dëmshmë për Kosovën .

“ Jemi duke shkuar që të pengojmë  ratifikimin e marrëveshjes për ratifikimin e kufirit Kosovë-Mali i Zi e cila është e dëmshme për Kosovën.Me këtë marrëveshje Kosova po  humbë mijëra hektarë tokë.  Për këtë kemi kntaktuar shumë qytetarë të cilët kanë konfirmuar se janë kundër kësaj marrëveshje dhe  do të jenë sot me ne për të kundërshtuar këtë” tha Valon ramadani,nënkryetar i LVV qendra në Ferizaj.

Ramadani bëri të ditur se përveç  dy autobusëve   që ishin në shesh janë organizuar edhe autobus  nga fshatrat dhe qytetarë me makina private  të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këto protesta