Ferizaj

Nisë puna për ndërtimin e nënkalimit në Nikadin

By FerizajPress

July 24, 2021

Ka nisur puna edhe në nënkalimin në Nikadin të Ferizajt.

Gjatë ditës së sotme punimet në nënkalimin në Nikadin i ka përcjellë kryetari i Ferizajt Agim Aliu së bashku me Drejtorin e Infrastrukturës Arbër Bytyqin dhe Drejtorin e Urbanizmit Lulzim Aliu.

Është ky nënkalimi i fundit i paraparë në kuadër të projektit “Bashkimi i Qytetit”

“Një tjetër vepër madhore po hedh themelet. Gozhdat e para u vendosën. Nënkalimi në fshatin Nikadin, do të jetë zgjidhja e përhershme që i jep dinamikë zhvillimi kësaj zone dhe e fut në hartën e vendkalimeve të sigurta, pa rrezikun e fatalitetin e deritanishëm nga treni.” ka thënë kryetari Agim Aliu