Ferizaj

Nisë aksioni për hapjen e kanaleve kulluese, për të parandaluar vërshimet eventuale

By FerizajPress

September 03, 2021

Ka nisur këto ditë aksioni për hapjen e kanaleve kulluese, me qëllim shmangien e vërshimeve në zonat afër lumit Neredime por edhe në zona tjera. Siç tashmë është bërë traditë, ky aksion i kryer edhe viteve të kaluara, ka nisur tashmë me hapjen e kanaleve kulluese  në Prelez të Jerlive, në vijën lumore nga restaurant “Ujëvara” deri tek Bifurkacioni, e do të vijoj edhe në segmente të tjera ditëve në vijim.

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili njoftoi se ky aksion sikurse edhe në vitet paraprake do të hap dhjetëra kilometra kanale kulluese me qëllim që të pastrohen fillimisht vijat lumore si dhe të shmangen fatkeqësitë natyrore, përkatësisht vërshimet e mundshme në zonat ku ndërhyhet dhe në gjithë Ferizajn.